Thënie për jetën (537 thënie)

Thjeshtësia është lavdia e shprehjes.

Muzika ishte e rëndësishme. Futbolli ishte muzikë e lehtë.

Gabimet janë pjesë e haraçeve që paguhen për një jetë sa më të plotë.

Dhe unë vazhdoj të lind si dielli.

Përpjekjet dhe guximi nuk janë mjaft pa qëllimin dhe drejtimin.

Pakës thjeshtësim do të jetë hapi i parë racional drejt jetës, mendoj.

Jeta do të ishte pafundësisht e lumtur vetëm në qoftë se ne mund të lindnim në moshën tetëdhjetëvjeçare dhe gradualisht të shkonim drejt tetëmbëdhjetës.

Nëse karriera që keni zgjedhur ka një të papritur të padëshiruar, ngushëllojeni veten duke thënë se nuk ka karrierë pa ato.

Ti mund ti parashikosh gjërat vetëm kur ato kanë ndodhur.

Këshillat në pleqëri janë marrëzi; e çka mund të jetë më absurde se të bëjmë parashikimet tona për rrugën që na ka mbetur pranë mbarimit të udhëtimit tonë.