Thënie për jetën (537 thënie)

A janë bindjet një gjë kaq e thjeshtë si rrobat që njeriu mund t’i ndërrojë si të dojë? Bindjet janë të tilla për njerëz që jetojnë epoka dhe epoka.

Në dy fjalë unë mund të përmbledh gjithçka kam mësuar për jetën: ajo vazhdon.

Nëse armiku yt ka uri, jepi të hajë.

Kush mbjell virtytin, korr nderin.

Unë ekzistoj siç jam, kjo është e mjaftueshme.

Të gjithë njerëzit kanë lindur me një hundë dhe dhjetë gishta, por askush nuk ka lindur me një njohuri ndaj Perëndisë.

Kur unë jap, unë jap veten.

Gjithmonë syno harmoninë e plotë të mendimit, të fjalës dhe bëmës. Gjithmonë syno t’i pastrosh mendimet e tua, dhe gjithçka do të shkojë mirë.

Nuk është e mjaftueshme të bisedosh për paqen. Duhet të besosh në të. Dhe nuk është e mjaftueshme të besosh në të. Duhet të punosh në të.

Pa e ditur se kush jam dhe pse jam këtu, jeta është pamundur.