Thënie për jetën (537 thënie)

Dhimbja është e rëndë ose e lehtë, nëse është e lehtë, durohet me kollaj; nëse është e rëndë, pa dyshim do të jetë e shkurtër.

Interpretimi i realitetit tonë nëpërmjet modeleve tona e jo nëpërmjet nesh, shërben vetëm për të na bërë gjithnjë e më të panjohur, kurrë më pak të lirë, gjithnjë e më të vetmuar.

Unë kam qenë rrallë herë në gjendje të shoh një mundësi para se ajo kishte pushuar së qeni e tillë.

Gjithmonë mbani mend se gjëja më e rëndësishme në një martesë të mirë nuk është lumturia, por stabiliteti.

Nëse ju dëshironi të harroni ndonjë gjë patjetër, bëjeni një shënim se kjo gjë është për t’u mbajtur mend.

Këmbëngulja, sekreti i të gjitha triumfeve.

Unë festoj veten time, dhe këndoj veten.

Kështu mëso ta bësh zap frikën. Kjo është e vetmja mënyrë për të qenë mjeshtër sot: t’i shikosh gjërat pa frikë, dhe të veprosh drejt pa frikë.

Jeta ka forcat e saj të fshehta, por një realitet që duhet përjetuar.

Kape ditën. Gëzoje atë – bëj çmos. Merre ditën siç vjen. Merri njerëzit siç vijnë… E shkuara, mendoj, më ka ndihmuar që ta çmoj të sotmen – dhe nuk dua ta vë në hije asnjë çast duke u trembur nga e ardhmja.