Thënie për besimin (86 thënie)

Më tepër mundësi ka që t’i mësosh një gomari të lexojë, sesa të verbosh arsyen dhe ta çosh atë ku do ti, sepse arsyeja duhet mashtruar, verbuar e shkatërruar. Besimi duhet ta shkelë nën këmbë krejt arsyen, logjikën, kuptimin dhe çdo gjë tjetër që shikon s

Le të jemi të sigurt se ata që vijnë pas do të thonë për ne të kohës sonë, se në kohën tonë ne e bëmë gjithçka që mund të bëhej. Ne përfunduam garën, ne i ruajtëm ata të lirë, ne e ruajtëm besimin.

Unë nuk i besoj ata njerëz të cilët nuk e duan as veten e tyre dhe mua më thonë „të dua“. Është një shprehje afrikane që thotë: Kujdes kur një njeri lakuriq të ofron një këmishë.

Tri gjëra janë të nevojshme për shpëtimin e njeriut: të dijë se çfarë ai duhet të besojë; të dijë se çfarë ai duhet të dëshirojë; dhe të dijë se çfarë ai duhet të bëjë.

Për t’i përmbushur gjërat e mëdha, ne nuk duhet vetëm të veprojmë, por edhe të ëndërrojmë; jo vetëm të planifikojmë, por edhe të besojmë.

Ndonëse ndokush është krejt mosbesues ndaj ekzistencës së zotave, nëse ka drejtësi të karakterit, ai e urren të keqen tek njeriu. Ky zët ndaj padrejtësisë nuk e lë atë të bëjë veprime të padrejta, e kështu tek i shmanget së padrejtës i bashkohet së drejtë

Nëse durimi është një vlerë, ai duhet të zgjasë deri në pambarim. Dhe një besim i gjallë duhet të zgjasë deri në mesin e stuhisë më të zezë.

Besimi është kuptimi i jetës, ai sens i virtytit sipas të cilit njeriu nuk e shkatërron veten, por vazhdon të jetojë. Është forca që na bën ne të jetojmë.

Për të patur sukses në jetë, ju keni nevojë për dy gjëra: injorancën dhe besimin.

Është mungesa e besimit ajo që i frikëson njerëzit të përballen me sfidat, dhe unë besova në veten time.