Thënie nga Volteri (84 thënie)

Pamundësia e madhe përt të gjetur prova se Zoti nuk ekziston, ma zbulon mua ekzistencën e tij.

Njerëzit urrejnë individin të cilin ata e quajnë dorështrënguar vetëm për shkak se asgjë nuk mund të fitohet nga ai.

Në çdo autor le të dallojmë njeriun nga veprat e tij.

Optimizmi është çmenduria e të insistuarit se gjithçka është mirë kur ne jemi të mjerë.

Përsosmëria arrihet dalëngadalë, ajo kërkon dorën e kohës.

Është e ndaluar vrasja; për atë të gjithë vrasësit dënohen përveç nëse ata vrasin në numër të madh dhe pas zërit të trumbetës.

Padrejtësia në fund prodhon pavarësinë.

Lotët janë gjuha e heshtur e pikëllimit.

Le të punojmë pa teorizuar, është e vetmja mënyrë për ta bërë jetën të pranueshme.

Natyra gjithmonë ka pasur më shumë forcë sesa arsimi.