Është e kotë që frikacakët të ikin; vdekja vazhdon t’i ndjukë këmba këmbës prapa, i vetmi që e sfidon atë është trimi.
Historia është vetëm regjistri i krimeve dhe fatkeqësive.
Shoqëria është e lashtë aq sa bota.
Dashuria është një kanavacë e mobiluar nga natyra dhe e qepur nga imagjinata.
Është e vështirë t’i çlirosh budallenjtë nga zinxhirët të cilët ata i adhurojnë.
Parajsa është bërë për zemrat e dlira; ferri për zemrat pa dashuri.
Rruga më e sigurt është të mosh bësh asgjë kundër ndërgjegjes sate. Me këtë sekret, ne mund të gëzojmë jetën dhe të mos kemi frikë nga vdekja.
Nëse Zoti nuk ekziston, do të jetë e nevojshme të shpikësh Atë.
Zoti nuk është në anën e batalioneve të mëdha, por në anën e atyre që qëllojnë më të mirë.
Shkëlqen në rangun e dytë, ai që errësohet në të parin.