Thënie për mësimin (30 thënie)

Është mire ta kremtosh suksesin, por është më me rëndësi t’i vësh mendje mësimeve të dështimit.

Njerëzit cilësorë dinë çdo gjë pa pasë mësuar asgjë.

Kush është i ditur? Ai që mëson prej gjithkujt. Kush është i fuqishëm. Ai që i qeveris pasionet e tij.

Jeto sikur do të vdesësh nesër. Mëso sikur do të jetosh gjithmonë.

Dhurata e fantazisë ka pasur më shumë domethënie për mua se sa talenti im për të thithur dituri pozitive.

Si çdo mbretëri e përçarë bie, kështu çdo mendje ndahet në mes shumë studimeve dhe e degradon veten.

Është shumë lehtë për mua t’i mësoj njëzet çka është e drejtë për tu bërë, atëherë bëhu një nga njëzet të pasosh mësimin tim.

Kënaqësi më fisnike është gëzimi i të kuptuarit.

Unë jam duke ecur me dy njerëz të tjerë, secili prej të cilëve do të më shërbejë mua si mësues. Unë do të marr të mirat e njërit dhe do t’I imitoj ato, dhe do t’I marr të këqijat e tjetrit e do ta korigjoj veten time.

Ju bëni keq në qoftë se e lavdëroni, por më keq në qoftë se e censuroni atë që nuk e kuptoni.