Thënie për njeriun (510 thënie)

Një qytet i madh është ai që ka burrat dhe gratë më të mëdhenj.

Rrallë ndeshim njerëz që mendojnë thellë dhe fort. Ka një dëshirë universale për përgjigje të letha dhe zgjidhje të kollajshme. Asgjë nuk i dhemb njeriut më shumë se të bjerë në mendime.

Njerëzit janë i vetmi burim legjitim i pushtetit, dhe kjo vjen nga karta kushtetuese, sipas së cilës disa degë të qeverisë mbajnë pushtetin e tyre.

Çdo akt i mirë është bamirësi. Pasuria e vërtetë e njeriut është mirësia që ai në këtë botë ka bërë për miqtë e tij.

Thojini “Të dua” një qind herë në ditë!

Anonim

Njeriu bën dhe duron shumë më tepër se mund të durohet. Prandaj unë them se njeriu mund të durojë gjithçka.

Kushdo që e degradon një tjetër më degradon mua, dhe çdo gjë që është bërë ose thënë kthehet në fund te unë.

Veshja e bën njeriun. Njerëzit lakuriq kanë pak ose aspak ndikim në shoqëri.

Njerëzit gjithmonë i frikësohen ndryshimit. Njerëzit iu frikësuan elektricitetit kur u zbulua, apo jo? Njerëzit iu frikësuan qymyrit, iu frikësuan motorëve me benzinë? Gjithmonë do të ketë injorancë, dhe injoranca shpie në frikë. Por me kohë, njerëzit do

E kundërshtoj veten? Shumë mirë, kur e kundërshtoj veten time, unë jam i madh, unë përfshij turma të tëra.