Thënie për njeriun (510 thënie)

Nga fëmijëria e këndej, ne të gjithë jemi spiunë; turpi nuk është ky, por që sekretet për t’u zbuluar janë kaq të vogla dhe të pakta.

Pranga fetare skllavëron dhe dobëson mendjen dhe e bën të pazonjën atë për çdo ndërmarrje fisnike, për çdo perspektivë të zgjeruar.

Miqësia nuk është diçka që ti e mëson në shkollë. Por nëse ti nuk e ke mësuar kuptimin e miqësisë, atëherë vërtetë ti nuk ke mësuar asgjë.

Ekzistenca në vetvete nuk përjetohet me tmerr; më shumë përjetohet si një ekstazë, të cilën do të donim ta përjetonim sërish.

Jeta njerëzore është e vetmja gjë që kujdeset për veten.

Unë provoj të jem një qytetar, të jetoj si një njeri – jo si një poet.

Zoti është koncepti me të cilin ne matim dhimbjen tonë.

E gjithë çështja e lirisë është që të çohesh, të ristrukturosh jetën tënde dhe të veprosh sipas kokës sate.

Në asnjë rast … kishat nuk qenë kujdestaret e lirive të njerëzve.

E gjithë dituria dhemb.