Dashuria shpesh nuk është gjë tjetër veç një shkëmbim i favorshëm midis dy njerëzve, të cilët arrijnë më të shumtën e asaj që presin, duke i çmuar vlerat e tyre në tregun e personalitetit.
Pothuaj çdo origjinalitet i yni vjen nga vula që koha shtampon mbi ndjeshmërinë tonë.
Një peshk mund të dashurojë një zog, po ku do të jetonin ata?
Paqebërësi është ai që përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit.
Ji ai vetvete çka njeriu vërtet është.
Shpirti merr hua nga materja perceptimet me të cilat ushqehet dhe ia kthen materies në formën e lëvizjeve të cilat i ka vulosur me lirinë e tij.
Bota më huton mua, dhe unë nuk mund të ëndërroj që kjo orë ekziston dhe nuk ka kurdisës.
Të thuash fjalën Romantizëm është si të thuash art modern – i cili është intimitet, spiritualitet, ngjyrë, tentim drejt pafundësisë, shprehur nga të gjitha mjetet që zotëron arti.
Ta dish çfarë është e drejtë dhe të mos e bësh, s’ka poshtërsi më të madhe.
Pse duhet të ndihet shoqëria përgjegjëse vetëm për edukimin e fëmijëve dhe jo për edukimin e të gjithë të rriturve të të gjitha moshave?