Jeta është një spital ku çdo pacient është i zotëruar nga ideja për të ndërruar shtrat.
Ne nuk mund të dëshirojmë atë që ne nuk e dimë.
Në themel të armiqësisë midis dy të huajve qëndron indiferenca.
Buzëqeshja e gëzimit është shumë më afër lotëve se qeshjes.
E habtishme ta thuash, bota e ndritshme është botë e padukshme; bota e ndritshme është ajo të cilën ne nuk e shohim. Sytë tanë prej mishi shohin vetëm natë.
Lutja nuk ndikon tek Zoti, por ndikon te ai që lutet.
Gjatë periudhës së parë të jetës së njeriut, rreziku më i madh nuk është të përballesh me rrezikun.
Veprimi nuk është më pak i nevojshëm se mendimi për tendencat instinktive të kontekstit njerëzor.
Shpresa përfundimisht nuk është e njëjta gjë si optimizmi. Ajo është bindja se diçka do të marrë për mirë, por gjithsesi diçka që ka kuptim, varësisht nga mënyra si merr drejtim.
Absolutja mund të arrihet vetëm me anë të intuitës, ndërsa gjithçka tjetër ka të bëjë me analizat.