Thënie filozofike (183 thënie)

Le të ruhemi nga njerëzit e zakonshëm, nga ndjesia e zakonshme, nga ndjenja e zakonshme, nga frymëzimi i zakonshëm dhe nga i qarti.

Pamundësia e madhe përt të gjetur prova se Zoti nuk ekziston, ma zbulon mua ekzistencën e tij.

Në pejsazhin e rrënimit, saktësia është sinonim i hyjnores.

Kur heronjtë ikin nga skena, atje ngjiten kllounët.

Virtyti ka një vello, vesi një maskë.

Ne jetojmë në një botë sendesh, dhe e vetmja lidhja jonë me to është të dimë si t’i manipulojmë apo konsumojmë ato.

Të ngjitesh nga gabimi tek e vërteta është e rrallë dhe e bukur.

Të gjitha religjionet e botës, ndërkohë që mund të ndryshojnë në gjëra të tjera, të gjitha shpallin se asgjë nuk ekziston në botë përveç së Vërtetës.

Njeriu i zakonshëm me pushtet të jashtëzakonshëm është rreziku kryesor për njerëzimin – jo i ligu dhe sadisti.

Intonimet tona përmbajnë filozofinë tonë të jetës, atë që secili prej nesh është vazhdimisht duke e thënë vetë për gjërat.