Si ëndërrat edhe mitet janë komunikime të rëndësishme nga vetja tek vetja. Nëse ne nuk e kuptojmë gjuhën në të cilën janë shkruar, atëherë humbim një rast të madh të asaj që dimë dhe ia tregojmë vetes në ato orë kur nuk jemi të zënë duke manipuluar botën përtej nesh.
Bash në të njëjtën mënyrë mijëra pozicionet vijuese të një vrapuesi janë lidhur në një sjellje simbolike, të cilën sytë tanë e kapin, të cilën arti e riprodhon, dhe e cila bëhet për këdo imazhi i njeriut që rend.
Kur shohim njerëz me vlerë, duhet të mendojmë t’iu ngjasojmë atyre; kur shohim njerëz të kundërt me ne, duhet t’i kthehemi vetes dhe ta shqyrtojmë veten.
Njeriu do të duhej të vdiste dy herë, para se të fillonte të jetonte si duhet.
Ata që jetojnë janë ata që luftojnë.
Jeta nuk rrjedh nga shoqërimi dhe nga mbledhja e elementeve, por nga mosshoqërimi dhe nga zbritja.
Asgjë nuk mund të vije nga asgjë.
Të soditësh do të thotë të lodhesh, të mendosh do të thotë të bësh. Duart që rrinë kryq punojnë, duart e mbledhura veprojnë. Sytë e drejtuar nga Qielli janë një akt krijimi.
Njeriu gjithmonë vdes para se të ketë lindur plotësisht.
Për shkak të solemnitetit të saj të llahtarshëm, vdekja është drita ku pasionet e mëdha, të mira dhe të këqija, bëhen transparente, jo më të kufizuara nga dukjet e jashtme.