Unë parapëlqej më mirë një ves të kënaqshëm se një virtyt të mërzitshëm.
Koha, e cila e bën vetiu reputacionin e njerëzve, përfundon duke i bërë defektet e tyre të respektueshme.
Dikush i shikon cilësitë nga larg dhe të metat nga afër.
Në politikë budallallëku nuk është e metë.
Virtyti ka një vello, vesi një maskë.
Unë i shikoj vetëm cilësitë e njerëzve. Duke mos qenë vetëm i pafajshëm, unë nuk dua t’i paragjykoj fajet e të tjerëve.
Kur duam dikë për virtytet e tyre, nuk është diçka e vecantë. Por kur fillojmë ta duam për mangësitë, atëherë kjo është dashuri.