Thënie nga Shimon Peres (29 thënie)

Në Angli është një thënie se një antisemit është dikush që i urren hebrejtë më shumë se është nevoja.

U futa në ushtri si ushtar i thjeshtë. M’u afrua një gradë, por e refuzova. Parapëlqeva të jem ushtar i thjeshtë. Para së gjithash, nuk më bënin përshtypje garatt, por para se të kuptoja se çfarë po ndodhte, ata më ngritën mua në një pozitë të rëndësishme

Për mua, ëndërrimi është thjesht të jesh pragmatik.

Interneti, Facebooku dhe Tëitteri kanë krijuar komunikim masiv dhe hapësirat sociale të cilat regjimet nuk mund t’i kontrollojnë.

Mendoj se isha një student i mirë, sepse e vlerësoja shkollimin. Interesi im bazë ishin historia dhe letërsia. Nga sportet kryesorë ishin basketbolli dhe noti. Isha shumë i lumtur.

Brezi më i vjetër ka respekt më të madh për tokën se për shkencën. Por ne jetojmë në një epokë kur shkenca, më shumë se dheu janë bërë sigurues të rritjes dhe bollëkut. Të jetuarit thjesht me tokën krijon vetmi në epokën e globalitetit.

Lindja e Mesme është duke lënguar. Sëmundja vjen nga dhuna e vazhdueshme, mungesa e ushqimit, ujit dhe mundësive e për shkollim, diskriminimi ndaj grave dhe – gjëja më e rëndë e të gjithave – mungesa e lirisë.

Unë kurrë nuk dita, por gjithmonë mësova.

Herët në mëngjes, unë rashë në dashuri me një vajzë e cila më vonë u bë gruaja ime.

Ky është mësimi im i parë nga Ben-Gurion. E pashë atë duke bërë paqe dhe e pashë duke bërë luftë. Ai më mobilizoi mua para luftës. Ai burrë ishte një ndërthurje shumë e rrallë midis një intelektuali të vërtetë dhe një lideri të lindur. Ka një kontradiktë