Nuk ka qeveri pa censorë; dhe atje ku shtypi është i lirë, askush nuk do ta donte
Unë nuk kam marrë pjesë as një gjysmën e pritjeve për të cilat mediat hamendin se unë kam qenë. Kjo më mërzit.
Më pëlqen të aktroj, por nuk më pëlqen gjithçka që e shoqëron atë. Interesi për famozët, shtypi, Interneti, kur identiteti yt përzihet në mënyrën si njerëzit të knceptojnë.
Ka aq shumë media tani me internetin dhe kaq e lehtë për të filluar një gazetë apo një revistë, jane miliona zëra dhe njerëzit që duan që të dëgjohen.
Qenia më e fortë e medieve. Ato kanë fuqinë të bëjnë të pafajshmin të fajshëm dhe të bëjnë të fajshmin të pafajshëm, dhe kjo është fuqi. Sepse ato kontrollojnë mendjet e masave.
Zoti ynë që je në qiell, jepna fuqine ta mbajme gojen të mbyllur kur s’kemi gjë per te thënë! Falna durimin ta thellojme nje pune përpara se të shkruajme permbi te, frymëzona me nje ndenje te mprehte të drejtsisë që të flasim jo vetem me paanesi por edhe te sillemi ashtu! Shpetona nga grackat e gramatikës, nga shtremberimet e gjuhes dhe nga lajthimet e shtypit.
Unë besoj në barazinë e gjithkujt, përveç reporterëve dhe fotografëve.
Nëse të gjitha shtypshkronjat nuk do të shtypnin asgjë pa qenë e sigurtë se nuk përmbajnë fyerje, atëherë asgjë nuk do të botohej.