Thënie për të mirën (53 thënie)

Historia do të shënojë se tragjedia më e madhe e kësaj periudhe tranzitore shoqërore nuk është britma çjerrëse e njerëzve të këqinj, por heshtja lemeritëse e njerëzve të mirë.

Duke vuajtur njerëzit bëhen engjëj.

Unë pata mirësinë të jem në gjendje për t’iu përgjigjur menjëherë, dhe e bëra këtë. Unë u thashë se nuk di asgjë.

E kundërshtoj dhunën, sepse kur duket se ajo bën mirë, e mira është vetëm e përkohëshme; e keqja që ajo bën është e përhershme.

Ekzistojnë vetëm dy fuqi në botë, shpata dhe shpirti. Në kohë të gjatë  shpata gjithmonë do të mundet nga shpirti.

Një njeri që është tërësisht i pafajshëm, e përkushton veten në sakrificë për të mirën e të tjerëve, përfshirë armiqtë e tij, dhe bëhet shpërblesë për botën. Ky është një akt i përkryer.

Çdo akt i mirë është bamirësi. Pasuria e vërtetë e njeriut është mirësia që ai në këtë botë ka bërë për miqtë e tij.

Në mënyrë që drita të ndritë kaq shkëlqyeshëm, errësira duhet të jetë e pranishme.

Kur ju ndaloni së jepuri kontribut, keni filluar të vdisni.

Zoti nuk është në anën e batalioneve të mëdha, por në anën e atyre që qëllojnë më të mirë.