Thënie për suksesin (92 thënie)

Jo çdo gjë që është më e vështirë, është më e merituar.

Me sa duket përmbaj dallimin e të qenit aktore filmash e cila, sipas të gjitha ligjeve të logjikës, nuk do ta kishte bërë kurrë këtë. Në çdo shkallë të karrierës sime, mua më ka munguar përvoja.

Për tu ngjitur kodrave të rrëpira nevojiten hapa të ngadalshëm në fillim.

Mendova se po ta thoja mjaft, do ta bindja botën se vërtetë isha më i madhi.

I paralajmëruar, i paraarmatosur; të jesh i parapërgatitur do të thotë gjysmë fitoreje.

Për shembull, Michael Jordan fiton $100 milionë në vit, por vazhdon të luajë basketboll dhe mbetet një qenie njerëzore modeste.

Nëse ke lindur i varfër nuk ështëÿ gabimi yt, por nëse vdes i varfër ështëÿ gabimi yt.

Nuk ka krahasim midis asaj që është humbur nga mungesa e suksesit dhe asaj që nuk është arritur ngaqë nuk keni provuar.

Lavdia jonë nuk është kurrë në rënie, por në ngjitje sa herë që biem.

Suksesi është mësues morravec. I josh njerëzit e mençur të mendojnë se s’mund të humbin.