Thënie për moshën (50 thënie)

Një burrë e di se kur po plaket, sepse ai fillon të duket si i ati i tij.

Njeriu i cili është një pesimist para të 48ave di shumë, në qoftë se ai është optimist pas tyre, ai di shumë pak.

Tragjedia e jetës është se ne plakemi tepër shpejt dhe mençurohemi tepër vonë.

E nesërmja nuk është e sigurt për askë, i ri apo i vjetër. Sonte mund të jetë e fundit herë që i shikon njerëzit që do. Prandaj mos prit, bëje sot sepse e nesërmja nuk vjen kurrë.

Pleqëria, besomë mua, është një gjë e mirë dhe e kënaqshme. Është e vërtetë se të kanë përzënë me mirësjellje nga skena, por të është dhënë një vend i rehatshëm në radhën e parë si spektator.

Mosha e vjetër ka deformimet e veta të mjaftueshme. Kurrë nuk duhet t’iu shtojmë atyre gjymtimin e vesit.

Dashuria nuk zgjedh madhështinë, racën, ngjyrën, fenë, moshën. Dashuria zgjedh zemrën.

Anonim

Unë nuk kam guxuar kurrë të jem radikal kur isha i ri nga frika se mos bëhem konservator kur të plakem.

Unë trashëgimtar i të gjitha moshave, në pjesët më kryesore të kohës.

Fëmija rend përpara me sy mbyllur, i rrituri është kalimtar, plaku rend me shpinë.