Përkundër asaj që thonë reklamat e produkteve anti-plakje, me kalimin e moshës mund të jesh më mirë. Unë ndjehem mirë në lëkurën time, 100 për qind. Kam ndikime më të mëdha të gravitetit, por kam kuptim më të mirë për veten se kam diçka që unë nuk do ta shkëmbeja me asgjë. Gratë që gënjejnë për moshën e tyre – ‘pse?’
Unë nuk dua t’i heq rrudhat – nuk dua të dukem si çdokush tjetër.
Mëto të jesh budalla, kjo është e vetmja mënyrë për ta arritur moshën e pleqërisë.
Kur je i ri, ti bën shumë gjëra të marra.
Çfarë shumica e njerëzve e konsiderojnë si virtyt, pas moshës 40 vjeçare është thjesht një humbje energjie.
Unë përpiqem të ruaj ndjenjën se jam në moshën e duhur. Kam frikë ta kuptoj atë gjë tepër mirë dhe të dukem artificiale.
Pleqëria është kurora e jetës, akti i fundit i dramës sonë.
Ashtu si miratoj një të ri që ka diçka në vete nga një plak, nuk jam më pak i kënaqur me një plak që ka në vete diçka prej të riu. Ai që ndjek këtë rregull do të jetë plak në trup, por kurrë në mendje.
Personi i cili ka jetuar më shumë nuk është ai me më shumë vite, por ai me përvojat më të pasura.
Nuk është kurrë tepër vonë për të kërkuar një botë më të re.