Të kesh qenë një herë kriminel nuk është turp. Të mbetesh kriminel është turpi.
Kushdo që skuqet tashmë është fajtor, pafajësia e vërtetë nuk ka turp për asgjë.
Ne nuk mund të jemi të sjellshëm me njëri-tjetrin as edhe për një orë. Ne pëshpëritim, dhe nënqeshim dhe zgërdheshim ndaj turpit të vëllait tonë. Ngado që marrësh, ne njerëzit jemi një racë e vogël.
Aktorët e rinj shpesh nuk mendojnë për pasojat e lakuriqësisë apo skenave seksi. Ata duan rolin aq shumë sa pranojnë të jenë të shfrytëzuar, dhe pastaj i bëjnë me turp familjen, miqtë dhe madje edhe të panjohurit.
Të mos dish nuk është turp, mjafton të mos e vënë re.
Është turp që e vetmja gjë që mund të bëjë njeriu tetë orë në ditë është të punojë; ai nuk mund të pijë tetë orë në ditë; ai nuk mund të bëjë dashuri tetë orë në ditë. E vetmja gjë që njeriu mund të bëjë për tetë orë është të punojë.
Njeriu është kafsha e vetme që skuqet – ose ka nevojë të skuqet.
Nga fëmijëria e këndej, ne të gjithë jemi spiunë; turpi nuk është ky, por që sekretet për t’u zbuluar janë kaq të vogla dhe të pakta.
E para simptomë e dashurisë tek një djalosh është droja: tek një vajzë është guximi.
Le të jetë jeta e shkurtë, përndryshe turpi do të jetë shumë i gjatë.