Asgjë nuk mund të jetë më shumë në kundërshtim me fenë dhe klerin sa arsyeja dhe mirëkuptimi i përbashkët.
Bujaria, vetësakrifica dhe mirësia nuk janë pronë ekskluzive e asnjë race apo religjioni.
Asnjë mëkatar nuk është shpëtuar ndonjëherë pas njëzet minutave të para të një predikimi.
Ndonëse ndokush është krejt mosbesues ndaj ekzistencës së zotave, nëse ka drejtësi të karakterit, ai e urren të keqen tek njeriu. Ky zët ndaj padrejtësisë nuk e lë atë të bëjë veprime të padrejta, e kështu tek i shmanget së padrejtës i bashkohet së drejtë
Frika e vdekjes na bën të shmangim vlerat dhe religjionin. Sepse dëshira për vlera është dëshirë për besimin religjioz.
Të gjitha religjionet, artet dhe shkencat janë degë të një trungu.
Një religjion që nuk i merr parasysh realitetet praktike dhe nuk ndihmon në zgjidhjen e tyre, nuk është religjion.
Për sa kohë njerëzit të besojnë në absurditete ata do të vazhdojnë të kryejnë mizori.
Në qoftë se Perëndia nuk do të pushonte dielën, do të kishte pasur kohë për të përfunduar botën.
Ay shqiptar që lë vëllezërit e tij e ndahet nga shqiptarët për tu bashkuar me armiqt’ e Shqipërisë i hequr prej besës, ay është tradhëtar, është armiku i kombit e mëmëdheut. Të këtillë, shqiptarë më mirë të mos jenë se të jenë. Këta duhet të vështrohen s