Njerëzimi duke mos qenë i zoti të plotësojë nevojat e veta më të domosdoshme dhe duke mos njohur, zbuluar e kuptuar gjërat më të zakonshme ka qenë i detyruar t’i besojë diçkaje, të adhurojë diçka duke krijuar në këtë mënyrë një besim. Ky detyrim duke bashkuar injorancën dhe dobësitë e njerëzve të hershëm, ka lindur sa e sa besime dhe sa e sa figura dhe ceremoni të çuditshme.
Gjëja që ka shkaktuar fanatizmin (fetar) janë përrallat të shpikura nga keqdashja, të pranuara nga frika dhe të ruajtura nga marrëzia
Ay shqiptar që lë vëllezërit e tij e ndahet nga shqiptarët për tu bashkuar me armiqt’ e Shqipërisë i hequr prej besës, ay është tradhëtar, është armiku i kombit e mëmëdheut. Të këtillë, shqiptarë më mirë të mos jenë se të jenë. Këta duhet të vështrohen s
Shqiptar i vërtetë e i mirë është ay që vë gjithënjë e kurdo kombërinë përpara fesë, nuk ka vëllezër ata që ka në besën e tij, por ata që ka në kombëri të tij.
Ay shqiptar që lë vëllezërit e tij e ndahet nga shqiptarët për tu bashkuar me armiqt’ e Shqipërisë i hequr prej besës, ay është tradhëtar, është armiku i kombit e mëmëdheut. Të këtillë, shqiptarë më mirë të mos jenë se të jenë. Këta duhet të vështrohen si armiq e jo si shqiptarë.
Gruaja duhet të ketë në dorën e djathtë gjilpërën, kurse në dorën e majtë librin!
Ata që thonë se kanë hequr dorë nga kjo botë (klerikët), kanë hequr dorë nga puna e përpjekja dhe jetojnë në kurriz të të tjerëve.
Ulemaja, dervishët e priftëria të mos përzien në mësimet e në shkollat.
Shqiptari çka qenë kur kish besën e tij, besën e pellazgëvet, ay qe dhe si u bë i krishter, ay është edhe si mori besën e muhamedit. Besa se ka ndruar fare edhe kurrë, se vë gjithnjë kombërinë përpara besës.