Thënie për pleqërinë (17 thënie)

Këshillat në pleqëri janë marrëzi; e çka mund të jetë më absurde se të bëjmë parashikimet tona për rrugën që na ka mbetur pranë mbarimit të udhëtimit tonë.

Mosha është aq sa mendosh se është. Ti je i vjetër aq sa mendon se je.

Tani që jam gjashtëdhjetë vjeç, unë e shoh pse ideja e urtësisë së plakut është zhvlerësuar.

Unë jam plak dhe kam njohur vështirësi shumë të mëdha, por shumica e tyre nuk kanë ndodhur kurrë.

Nuk është e vërtetë që njerëzit ndalen së ndjekuri ëndrrat, ngaqë plaken; ata plaken ngaqë ndalen së ndjekuri ëndrrat.

Kurrë nuk kam dëgjuar për pleq që harrojnë ku i kanë fshehur paratë! Pleqtë mbajnë mend çfarë iu intereson atyre: datat e seancave gjyqësore dhe emrat e borxhlinjve e të huadhënësve të tyre.

Kur miqtë tuaj fillojnë të të lavdërojnë se dukesh i ri, kjo është një shenjë e sigurt që je duke u plakur.

Atëherë isha një djalosh një mijë vjeç. Tani jam një plak që pret të rilindë.

Unë nuk dua t’i heq rrudhat – nuk dua të dukem si çdokush tjetër.

Mëto të jesh budalla, kjo është e vetmja mënyrë për ta arritur moshën e pleqërisë.