Thënie motivuese (91 thënie)

Unë kam dështuar në disa lëndë, por shoku im i kaloi të gjitha. Tani ai është inxhinier në Microsoft dhe unë jam drejtori i Microsoft-it.

Çdo dallgë, pavarësisht sa lart dhe fuqishëm kreshtohet, do të rrënohet brenda vetes së saj.

Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.

Një njeri rrumbullak nuk mund të pritet që të përshtatet në një vrimë katrore menjëherë. Atij i duhet kohë për të ndryshuar formën e tij.

Nëse nuk të pëlqen diçka, ndryshoje atë, nëse nuk mund ta ndryshosh, atëhere ndrysho ti.

Ndoshta kam humbur betejën, por jo luftën.

Një trupë e vogël me shpirtra të vendosur, mbushur me besim të pamasë në misionin e tyre, mund ta ndryshojnë rrjedhën e historisë.

Mos u lutni për jetë të kollajshme. Lutuni të jeni njerëz më të fortë.

Zoti më bën mua të luaj mirë. Prandaj unë bëj gjithnjë shenjën e kryqit kur dal në fushë. Më duket sikur e tradhtoj atë nëse nuk e bëj.

Një individ nuk ka filluar të jetojë derisa ai të mund të ngjitet mbi kufijtë e ngushtë të shqetësimeve të tij individuale tek shqetësimet e gjera të të gjithë njerëzimit.