Thënie për kohën (57 thënie)

Përsosmëria arrihet dalëngadalë, ajo kërkon dorën e kohës.

Nuk ka kaluar një shekull prej kohës sime, por shumë shekuj. Teknologjia e sotme ishte e pamendueshme pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjet më parë. Por vetëm teknika nuk mjafton, duhet një vizion më i gjerë.

Koha, e cila i ndryshon njerëzit, nuk e ndryshon imazhin që kemi krijuar për ta.

Jam një njeri që e mbaj me vete në të ardhmen gjithçka që më ka ndodhur në të kaluarën time. Unë mendoj ende plotësisht në dashurinë dhe mbetem e hapur ndaj gjithçkaje që më ndodh mua.

Atëherë isha një djalosh një mijë vjeç. Tani jam një plak që pret të rilindë.

Është turp që e vetmja gjë që mund të bëjë njeriu tetë orë në ditë është të punojë; ai nuk mund të pijë tetë orë në ditë; ai nuk mund të bëjë dashuri tetë orë në ditë. E vetmja gjë që njeriu mund të bëjë për tetë orë është të punojë.

E ardhmja nuk është më e pasigurt se e tashmja.

Historia është një mësuese e pamëshirshme. Ajo nuk ka të tanishme, ka vetëm të shkuar që rend drejt së ardhmes. Po të përpiqesh ta frenosh, atjo të hedh tutje.

Disa nga librat më të njohur janë me pak vlerë për lexim. Fama e tyre është për shkak se kanë bërë diçka që nevojitej për të bërë në kohën e tyre. Puna është bërë dhe virtyti i librit ka skaduar.

Ka mjaft kohë për të fjetur në varr.