Robotët do të luajnë rol të rëndësishëm në ofrimin e ndihmës fizike dhe në shoqërimin e pleqve.
Bota po ndryshon shumë shpejt. E madhja nuk do t’i mundë të voglat më. Do të jetë e shpejta ajo që do të mund të ngadaltën.
Nëse kultura juaj nuk i do geek-ët, jeni në problem të vërtetë.
Teknologjia informative dhe biznesi po gërshetohen në mënyrë të pandashme. Nuk mendoj se ndokush mund të flasë në mënyrë kuptimplote për njërën pa folur për tjetrën.
Nuk ka vijë magjike mes aplikacionit dhe një sistemi operativ që ndonjë burokrat në Uashington duhet të e tërheqë.
Njeriu është prapëseprapë kompjuteri më i mirë i të gjithëve.
E di se ka një bujk atje diku i cili asnjëherë nuk do kompjuter dhe kjo është në rregull me mua.
Teknologjia është vetëm mjet. Për të bërë që fëmijët të punojnë së bashku dhe të motivohen ata, mësuesi është më i rëndësishmi.
Nuk ka kaluar një shekull prej kohës sime, por shumë shekuj. Teknologjia e sotme ishte e pamendueshme pesëdhjetë-gjashtëdhjetë vjet më parë. Por vetëm teknika nuk mjafton, duhet një vizion më i gjerë.
Për keq apo për mirë, zotërimi i ajrit është sot shprehja ekstreme e fuqisë ushtarake. Flotat dhe ushtritë, sado vitale dhe të rëndësishme, duhet të pranojnë një rang më të ulët.