Unë besoj se dikush mund ta mposhtë frikën duke bërë gjërat që ai ka frikë t’i bëjë, me kusht që të vazhdojë së bëri ato derisa ai të marrë frytet e rezultateve të suksesshme prej tyre.
Unë isha i impresionuar me ngutjen e bërjes së gjërave. Njohja nuk mjafton; ne duhet ta vëmë në jetë. Gatishmëria nuk është mjaft; ne duhet të hidhemi në veprim.
Problemet e botës nuk ka gjasa të zgjidhen nga skeptikët ose cinikët, horizontet e të cilëve janë të kufizuar nga realitetet e natyrshme. Ne kemi nevojë për njerëz të cilët mund të ëndërrojnë për gjëra që nuk ishin kurrë më parë.
Përsosmëria arrihet dalëngadalë, ajo kërkon dorën e kohës.
Ëndrrat bëhen realitet; pa këtë mundësi, natyra nuk do të na nxiste të kemi ëndërra.
Pyetja më ngulmuese dhe më urgjente është: “Çka je duke bërë ti për të tjerët?”
Hiqe mendjen nga problemet e tua… Kape nga veshët, nga këmbët, ose në çdo mënyrë tjetër që mund ta bëni këtë.
Kur një aktor vjen te unë dhe kërkon të diskutojmë për personazhin e tij, unë i them: E ke në skenar. Kur ai kërkon motivimin, unë i them: E ke tek pagesa.
Asnjëherë provuar. Asnjëherë dështuar. Hiç problem. Provo prapë. Dështo prapë. Dështo më mirë.
Vjen gjithmonë mëngjesi dhe jeta na jep prapë mundësi t’i bëjmë gjërat si duhet.