Thënie nga Alfred Hiçkok (8 thënie)

Fati është gjithçka…Fati im i mirë në jetë ishte që të bëhesha një njeri vërtet i trembur. Kam fat që jam burracak, që kam pa masë frikë, sepse një hero nuk do të bënte dot filma me ankth.

Bjondet janë viktimat më të bukura. Ato ngjasojnë me borën e bardhë që përgjaket.

Jepju atyre kënaqësi – të njëjtën kënaqësi që kanë kur zgjohen prej një makthi.

Televizioni ka bërë shumë për psikiatrinë duke dhënë informacione për të, si dhe duke krijuar nevojën për të.

Aktorët janë bagëti.

Gjithmonë bëje publikun të vuajë sa më shumë që të jetë e mundur.

Disney ka trupën më të mirë. Kur nuk i pëlqen një aktor, e gris.

Kur një aktor vjen te unë dhe kërkon të diskutojmë për personazhin e tij, unë i them: E ke në skenar. Kur ai kërkon motivimin, unë i them: E ke tek pagesa.