Marrëzia lidhet me zemrën e fëmijës.
Kam trembëdhjetë, 13 fëmijë, dhe unë i dua – i dua ata të gjithë. Dhe mendoj se kam qenë një baba i mirë për të gjithë ata.
Një mbret, duke e ditur pafuqinë e tij, nuk mund as t’i delegojë as të heqë dorë nga detyrat e tij. As një baba nuk mundet. Vetëm nëse djemtë do ta shikonin paradoksin, do ta kuptonin dilemën.
Më i vogli i familjes së maces është një kryevepër.
Nuk kam ndërmend të lind fëmijë derisa të jam nja 30 vjeçe.
Askush nuk mund ta mbajë sekretin më mirë se një fëmijë.
Kur babai i jep djalit, të dy qeshin; kur djali i jep babait, të dy qajnë.
Dëgjoje britmën e një gruaje kur është duke lindur fëmijën – pastaj vështroje njeriun tek lufton për të dhënë shpirt në mbarim të jetës. E pastaj më thuaj mua nëse diçka që fillon dhe mbaron mund të jetë e përcaktuar për gëzim.
Asnjë prind nuk është përgjithmonë. Kështu që unë nuk do të jem përgjithmonë me këta fëmijë.
Unë u thashë se do të bëhesha një nënë më e mirë pas secilit fëmijë, dhe jam bërë.