Malin lëvroje për lisin, fushën për misrin. – GJIROKASTËR
Me sa duket përmbaj dallimin e të qenit aktore filmash e cila, sipas të gjitha ligjeve të logjikës, nuk do ta kishte bërë kurrë këtë. Në çdo shkallë të karrierës sime, mua më ka munguar përvoja.
Gjithë jetën time unë e falënderoj Zotin. Familja ime ishte shumë besimtare.
Malet, pylli dhe deti i bëjnë njerëzit të egër; ata kultivojnë egërsinë, por nuk e shkatërrojnë njeriun.
Kujtesa e zemrës e eliminon të keqen dhe e madhëron të mirën.
S’bëhet dasma pa thyer kupa. – ARBËRESHËT E ITALISË
Në mes të natës, erdhe ëndrrat m’i prishe ti, për mua ishe e vdekur, e humbur në gjithësi.
Terrorist është ai me bombë më të vogël.
Kristianizmi i vuri qëllim vetes shkatërrimin sistematik të kulturës së lashtë. Ajo që na ka mbetur sot, ka qenë ose falë rastësisë, ose ndonjë vepër autori liberal romak. Mbase jemi në errësirë të plotë të thesarit të vërtetë shpirtëror të njerëzimit. Kush mund ta dijë ç’kemi humbur?
Është e vështirë të mposhtet argumenti se frika nga vdekja e detyron njeriun që të shpikë dhe të besojë në një fuqi për ta luftuar ndenjën e absurdit të të jetuarit. Grekët antikë kanë besuar se rendin (arhe-në) në univers e mban një dhunti inteligjibil