Kristianizmi i vuri qëllim vetes shkatërrimin sistematik të kulturës së lashtë. Ajo që na ka mbetur sot, ka qenë ose falë rastësisë, ose ndonjë vepër autori liberal romak. Mbase jemi në errësirë të plotë të thesarit të vërtetë shpirtëror të njerëzimit. Ku
Nën barrën e një të kaluare besëtytë, njerëzit kanë frikë nga gjërat që nuk mund, apo që ende nuk mund, të shpjegohen – pra, nga e panjohura. Nëse dikush ka nevoja të natyrës metafizike, unë s’mund ta kënaq me programin e Partisë. Do të kalojë njëfarë koh
Kristianizmi, natyrisht, ka kapur majat e absurditetit dhe prandaj një ditë ngrehina e tij do të bjerë. Shkenca e ka mbarsur tashmë njerëzimin. Për pasojë, sa më shumë kristianizmi i qepet pas dogmave të veta, aq më shpejt do të rrënohet.
Kristianizmi i vuri qëllim vetes shkatërrimin sistematik të kulturës së lashtë. Ajo që na ka mbetur sot, ka qenë ose falë rastësisë, ose ndonjë vepër autori liberal romak. Mbase jemi në errësirë të plotë të thesarit të vërtetë shpirtëror të njerëzimit. Kush mund ta dijë ç’kemi humbur?
Si do t’ia bënte Kisha pa mëkatet e besimtarëve? Indulgjenca, me tarifë, i jep Kishës bukën e përditshme.
Gënjeshtra e qëllimshme në çështjet e fesë u soll në botë nga kristianizmi. Bolshevizmi praktikon një gënjeshtër të së njëjtës natyrë, kur pohon se po iu sjell lirinë njerëzve, ndërsa në realitet përpiqet thjesht t’i skllavërojë.
Çfat për sundimtarët që njerëzit nuk mendojnë!
Katastrofa për ne është që jemi lidhur pas një feje që rebelohet kundër çdo gëzimi të shqisave. Në lidhje me këtë, hipokrizia e protestantëve është edhe më e keqe se e katolikëve.
Në botën e lashtë marrëdhëniet mes njerëzve e zotave bazoheshin mbi një respekt instinktiv. Ishte një botë e ndriçuar nga ideja e tolerancës. Kristianizmi ishte besimi i parë në botë që i asgjësoi kundërshtarët në emër të dashurisë. Çelësi i tij është intoleranca.
Besëtytnitë nuk duhen lejuar të pengojnë zhvillimin e njeriut. Diçka e tillë do të ishte aq e patolerueshme sa do të justifikonte dhe zhdukjen e feve.