Ndryshimi midis asaj që duam dhe asaj që mund të bëjmë do të mjaftonte për të zgjidhur shumicën e problemeve të botës.
O tokë, çfarë ndryshimesh ke parë!
Bota po ndryshon shumë shpejt. E madhja nuk do t’i mundë të voglat më. Do të jetë e shpejta ajo që do të mund të ngadaltën.
Të gjitha ndryshimet, edhe ato më të dëshiruarat, kanë melankolinë e tyre; sepse ajo çfarë ne lëmë pas nesh, është një pjesë e jona; ne duhet të vdesim ndaj një jete, përpara se të hyjmë në një jetë tjetër.
Ndryshimi nuk rend me rrotat e pashmangshmërisë, por vjen nëpërmjet një lufte të vazhdueshme. Kështu që ne duhet t’i shtrëngojmë radhët tona dhe të punojmë për lirinë tonë.
Të gjithë mendojnë për ndryshimin e botës, por askush nuk mendon për ndryshimin e vetes.
Ndrysho fytyrën tënde dhe unë do të ndryshoj jetën time.
Nëse nuk të pëlqen diçka, ndryshoje atë, nëse nuk mund ta ndryshosh, atëhere ndrysho ti.
Ndryshimi midis njerëzve dhe kafshëve të egra është se njerëzit luten përpara se të bëjnë një vrasje.
Ne nuk do të kemi sukses në ndryshimin e gjërave sipas dëshirës sonë, por gradualisht dëshirat tona ndryshojnë.