Thënie metaforike (36 thënie)

Një fshatar midis dy gjyqtarëve është si peshku midis dy maceve.

Hrushovi ma kujton mua gjahtarin e tigrit, i cili e ka bërë gati murin ku t’ia varë lëkurën, përpara se të ketë kapur tigrin. Tigri ka ide të tjera.

Një perandori, si një tortë e madhe, është më e lehtë të kafshohet anash.

Ti mund t’i kositësh të gjitha lulet, por nuk mund ta ndalosh pranverën së ardhuri.

Jeta është një dramë e shkruar disi bukur me një akt të tretë të shkruar keq.

Pemt që janë të ngadalshme, pjekin frutat më të mira.

Errësira nuk mund ta davaritë errësirën; vetëm drita mund ta bëjë këtë. Urrejtja nuk mund ta davaritë urrejtjen; vetëm dashuria mund ta bëjë këtë.

Femrat janë si qershitë: njëra tërheq tjetrën.

Ne e shikojmë të shkuarën në teleskop dhe të tashmen në mikroskop. Pavarësisht pafundësisë të së tashmes.

Në mënyrë që drita të ndritë kaq shkëlqyeshëm, errësira duhet të jetë e pranishme.