Syri i mjeshtrit bën më shumë punë se të dyja duart e tij.
Ne kemi ardhur të gjithë nga anije të ndryshme, por tani jemi në të njëjtën anije.
Kur lufta e gjigantëve mbaron, atëherë fillon lufta e xhuxhave.
Kombet, si yjet, iu nënshtrohen eklipseve. Gjithçka bëhet mirë sapo rikthehet drita dhe eklipsi nuk shndërrohet në natë të pafund. Agimi dhe ringjallja janë sinomike. Rishfaqja e dritës është si mbijetesa e shpirtit.
Mos më pyet kush ka ndikuar tek unë. Luani përbëhet nga qengjat që ka ngrënë, dhe unë kam lexuar gjithë jetën time.
Rrota më e keqe e një qerreje bën zhurmën më të keqe.
Çdo moment drite terri është një mrekulli.
Martesa është si të vini dorën tuaj në një çerdhe gjarpërinjsh me shpresën për të nxjerrë andej një ngjalë.
Një gojë e mbyllur nuk kap miza.
Nëse rruga është e bukur, le të mos pyesim se ku na çon.