Thënie për të vërtetën (55 thënie)

Nuk ka madhështi atje ku nuk ka thjeshtësi, mirësi dhe të vërtetë.

Kur jam në dyshim them të vërtetën.

Forma e universalizimit është imperjalizmi, kjoftë fetar ose shekullar. Siç thamë imperjalizmi përdor si parim të domosdoshëm: kufi të gjera nga jashtë dhe të ngushta nga mbrënda. Që të kuptohemi ma mirë, po ju jap disa shembuj. Çdo fe e organizuar, qi ka

Ka të vërteta të cilat nuk janë për të gjithë njerëzit, as për të gjitha kohërat.

Jam për të vërtetën, pavarësisht kush e thotë atë. Jam për drejtësi, pavarësisht kush është për ose kundër.

Gënjeshtra ka një pafundësi kombinimesh, por e vërteta ka vetëm një mënyrë për të qenë.

E vërteta gjithsesi më tepër shëron se plagos, dhe gjithmonë qëndron mbi gënjeshtrën si vaji sipër ujit.

Unë besoj se nuk ka proverba, por ka të vërteta; janë aq shumë sentenca dhe maksima të nxjerra nga përvoja, nëna universale e dijeve.

Zoti ekziston, edhe nëse e gjithë bota do ta mohonte atë. E vërteta qëndron, edhe nëse nuk ka asnjë mbështetje të publikut. Ajo është e vetëmbështetur.

Çdo fakt që është e nevojshme të publikohet, duhet të publikohet tani ose sa më shpejt që të jetë e mundur, përndryshe rrjedhjet nuk do të pushojnë.