Thënie për të vërtetën (55 thënie)

Ka njerëz që shitën nër guverna për të pështyr gënjeshtra. Ka të tjerë që marrin ndihmë nga një guvernë për të thënë të vërteta që ndryshe nuk mund t’i thonë. (Albania, nr.2, 1899

Koha kalon dhe pak nga pak gjithçka që ne kemi thënë gënjeshtër bëhet e vërtetë.

Të ngjitesh nga gabimi tek e vërteta është e rrallë dhe e bukur.

Të gjitha religjionet e botës, ndërkohë që mund të ndryshojnë në gjëra të tjera, të gjitha shpallin se asgjë nuk ekziston në botë përveç së Vërtetës.

Ne nuk kemi frikë t’ua besojmë amerikanëve faktet e papëlqyeshme, idealet e huaja, filizofitë aliene dhe vlerat konkuruese. Sepse një shtet që ka frikë ta lejojë popullin e tij ta gjykojë të vërtetën dhe të rremen në një treg të hapur është një shtet që ka frikë nga populli i tij.

Moraliteti është bazë e gjërave dhe e vërteta është lënda e gjithë moralitetit.

Unë nuk dua t’ia di se çfarë thotë ndokush për mua, për sa kohë që nuk është e vërtetë.

Cilido që nuk e merr të vërtetën seriozisht në çështje të vogla, nuk mund t’i besohet as në çështje të mëdha.

Unë mendoj se e vërteta e paarmatosur dhe dashuria e pakushtëzuar do të kenë fjalën e fundit në realitet. Prandaj i humburi i drejtë dhe i përkohshëm është më i fortë se triumfuesi i keq.

Nëse ne marrim për kriter të së vërtetës shumicën e votave, ato duhet të merren nga ata qytetarë filozofikë dhe patriotikë të cilët kultivojnë arsyen e tyre.