Nevoja është nëna e shansit.
Ashtu si një ditë e shpenzuar mirë sjell gjumë të lumtur, edhe një jetë e kaluar mirë sjell vdekje të lumtur.
E shikoj gjithçka përkryer; janë dy situata të mundshme – duhet bërë kjo ose ajo. Mendimi im i çiltër dhe këshilla miqësore është: bëje ose mos e bëj – ti do të pendohesh në të dyja rastet.
Thomas Jefferson dikur tha, “Ne kurrë nuk duhet të gjykojmë një president nga mosha e tij, por vetëm nga veprat e tij.” Dhe qysh atëherë ai më tha se unë nuk ka pse të shqetësohem.
Mos u shoqëro me atë që flet tepër.
Ashtu si miratoj një të ri që ka diçka në vete nga një plak, nuk jam më pak i kënaqur me një plak që ka në vete diçka prej të riu. Ai që ndjek këtë rregull do të jetë plak në trup, por kurrë në mendje.
Ai që pret më shumë mund të arrijë pak.
Personi i cili ka jetuar më shumë nuk është ai me më shumë vite, por ai me përvojat më të pasura.
Nëse ti je vërtet dikush dhe kujdesesh për këtë, atëherë do t’ju mbijetosh shumë vështirësive.
Nganjëherë diçka ndodh përpara se të ndodhë diçka tjetër.