Thënie për jetën (537 thënie)

Durimi është i domosdoshëm, ti nuk mund të korrësh menjëherë atë që ke mbjellë.

Vdekja dhe jeta kanë pikëtakimet e tyre të përcaktuara; pasuritë dhe nderet varen nga perënditë.

Ju kurrë nuk mund të jetoni jetën e dikujt tjetër, madje as të fëmijës tuaj. Ndikimi që ju ushtroni është me anë të jetës tuaj, dhe me anë të asaj që ju jeni bërë vetvetja.

Pleqëria është kurora e jetës, akti i fundit i dramës sonë.

Ai që lëviz malin, fillon me gurët e vegjël.

Kur një keqe ju ndodh ju, ose mposhteni prej saj, ose e mposhtni atë.

Në shtëpi jam një djalë i mirë, por nuk dua që bota ta dijë këtë. Kam arritur në përfundimin se njerëzit modest nuk shkojnë shumë larg.

Njeriu duhet të përpiqet të bëjë më të mirën që mundet.

Keqardhja ime më e madhe në jetë është se fëmijëria ime ishte panevojshëm e vetmuar.

Gjithçka ka rrugëzgjidhje përveç vdekja, e cila është e sigurtë se kujtohet për ne tash ose më vonë.