Thënie për fjalët (86 thënie)

Zoti ynë që je në qiell, jepna fuqine ta mbajme gojen të mbyllur kur s’kemi gjë per te thënë! Falna durimin ta thellojme nje pune përpara se të shkruajme permbi te, frymëzona me nje ndenje te mprehte të drejtsisë që të flasim jo vetem me paanesi por edhe te sillemi ashtu! Shpetona nga grackat e gramatikës, nga shtremberimet e gjuhes dhe nga lajthimet e shtypit.

Veprimi flet me zë më të lartë se fjalët, por jo aq shpesh.

Nëse ti thua të vërtetën, atëherë nuk ke nevojë fare për kujtesë.

Të gjitha përgjithësimet janë të rreme, duke përfshirë edhe këtë.

Me sytë e bukur, shiko vetëm për të mirën e të tjerëve; me buzët e bukura fol vetëm fjalë mirësie, dhe për bukurinë e lëvizjeve të trupit, ec duke e ditur se kurrë nuk je vetëm.

Kur vdekja të kap në fyt, ti nuk i ha dot fjalët.

Intonimet tona përmbajnë filozofinë tonë të jetës, atë që secili prej nesh është vazhdimisht duke e thënë vetë për gjërat.

Politikani ka aftësinë të parathotë se çfarë do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe e ka aftësinë pastaj të shpjegojë pse të parathënat nuk ndodhën.

Kushdo që trajton një argument duke u bazuar tek autoriteti nuk është duke përdorur inteligjencën e tij; ai është vetëm duke përdorur kujtesën e tij.

Ata që janë më të ngadalshëm në marrjen e një premtimi janë më besnikë në kryerjen e tij.