Vlerësimi duhet të bazohet në parapëlqim: nëse vlerëson lart gjithçka, do të thotë se nuk vlerëson asgjë.
Koha, e cila e bën vetiu reputacionin e njerëzve, përfundon duke i bërë defektet e tyre të respektueshme.
Kam qenë me të vërtetë në mësime vallëzimi, gjashtë orë në javë, dhe ëndrra ime e vërtetë do të ishte një shfaqje në Broadway.
Librat janë për të na përkujtuar sa gomarë dhe sa budallenj ne jemi.
Dashuria është një lojë, të cilën mund ta luajnë dy veta dhe ta fitojnë të dy.
Unë e pranoj realitetin dhe nuk guxoj ta vë në dyshim atë.
Syri i mjeshtrit bën më shumë punë se të dyja duart e tij.
Në Republikat rreziku më i madh është që shumica të mos i respektojë mjaftueshëm të drejtat e pakicës.
Muzika shpreh atë që nuk mund të thuhet dhe ndaj së cilës është e pamundur të heshtësh.
Gjëja më e mirë në jetë jemi ne për njëri tjetrin.