Thëniet e fundit

Thjeshtësia është një virtyt që nuk gjendet shpesh tek poetët, sepse secili prej tyre e mendon veten si më të madhin e botës.

Njerëzimi nuk është një qark me një qendër të vetme, por një elips me dy pole kryesore, nga të cilët njëri janë faktet dhe tjetri janë idetë.

Filmi im i ri, Fools Rush In, është një komedi romantike dhe vajza që luaj është shumë e ngrohtë, shumë e ëmbël.

Në fillim s’kishte asgjë dhe zoti tha “Le të bëhet dritë!” Dhe prapë s’kishte asgjë… por të paktën mund ta shikoje.

Anonim

Të mendosh do të thotë si të jesh i dobishëm; është gjithmonë e në të gjitha rastet një përpjekje drejt Zotit.

Për sa kohë që arsyeja e njeriut vazhdon të jetë e gabueshme, dhe ai është i lirë të ushtrojë atë, opinione të ndryshme gjithnjë do të formohen.

E dua Madridin. Jam shumë i lumtur që jam këtu. Kam tri vjet këtu dhe shpresoj të jem këtu një kohë të gjatë. Por unë jam krenar për prejardhjen dhe kurrë nuk i harroj njerëzit me të cilët u rrita.

Jetë – do të thotë: të flakësh vazhdimisht larg teje gjithçka që dëshiron të vdesë. Jetë – do të thotë: të jesh i ashpër dhe i pamëshirshëm me gjithçka që plaket dhe dobësohet brenda nesh – dhe jo vetëm brenda nesh. Jetë – do të thotë gjithashtu: të mos të të vijë keq aspak për ata në prag të vdekjes, të mjerët e pleqtë; Të jesh vazhdimisht vrasës; – Por ja që plaku Moisi tha: “Mos vrit!”

Asnjë qeveri kurrë vullnetarisht nuk e redukton veten. Programet qeveritare, pasi të kenë zënë fill një herë, kurrë nuk zhduken. Në fakt, një zyrë qeverie është gjëja më e afërt në jetën e përjetshme që ne do të shohim ndonjëherë në këtë tokë!

Qëllimi kryesor i jetës është të jetojmë me drejtësi të mendojmë me drejtësi, të veprojmë me drejtësi. Shpirti mund të lëngojë kur të gjitha mendimet ia kushtojmë trupit.