Thëniet e fundit

Besëtytnitë nuk duhen lejuar të pengojnë zhvillimin e njeriut. Diçka e tillë do të ishte aq e patolerueshme sa do të justifikonte dhe zhdukjen e feve.

Mësoi të tjerëve atë që e di ti dhe, mëso nga të tjerët atë që se di, në këtë formë e ke përforcuar diturinë tënde dhe e ke mësuar atë që nuk e di.

Ne iu jemi shumë mirënjohës Makiavelit dhe të tjerëve, të cilët shkruajnë çfarë bëjnë njerëzit dhe nuk shkruajnë çfarë duhet të bëjnë ata.

Kurrë nuk kam dëgjuar për pleq që harrojnë ku i kanë fshehur paratë! Pleqtë mbajnë mend çfarë iu intereson atyre: datat e seancave gjyqësore dhe emrat e borxhlinjve e të huadhënësve të tyre.

Zemërimi është një acid që mund të dëmtojë më shumë enën në të cilën ai ruhet sesa këdo tjetër.

Në përgjithësi, arti i qeverisjes përbëhet nga marrja e sa më shumë parave që të jetë e mundur nga një klasë e qytetarëve për t’ia dhënë një tjetre.

Si president i Kosovës, unë jam shumë i shqetësuar në lidhje me situatën aktuale të punësimit, në rreth 70% të popullsisë, e cila është e re, me potencial të madh, flet shumë gjuhë të huaja dhe që janë ekspertë në shumë fusha.

As perënditë vetë nuk mund t’i kthejnë mbrapsht dhuratat e tyre.

Feja po nxjerr çdo fitim të mundshëm nga fakti që shkenca ende postulon se është në kërkim dhe jo në zotërim të dijes së sigurt së të vërtetës. Le ta krahasojmë shkencën me një shkallë. Në çdo shkallare që ngjitesh fiton dhe një pamje më të plotë të vendit. Por shkenca nuk pretendon të dijë thelbin e gjërave. Kur shkenca shikon se i duhet të rishikojë një koncept apo një tjetër për të cilin mendonte se ishte përfundimtar, menjëherë kërcen feja dhe përpall: “A nuk të thamë?!” Por të flasësh kështu do të thotë të mos dish që një sjellje e tillë është në natyrën e shkencës. Nëse shkenca vendoste të merrte qëndrim dogmatik, do të bëhej dhe ajo vetë një kishë.

Xhelozia lind me dashurinë po nuk vdes gjithmonë bashkë me të…

Anonim