Bëju mirë miqve tu, që t’i mbash; bëju mirë armiqve tu, që t’ua fitosh zemrën.
Unë mësova shumë shpejt se mes treve, dy nuk i besojnë së tretës – e treta është qeveria. Industria dhe Sindikatat mendojnë se qeveria është një organizatë fjalamane dhe një organizatë shpenzuese.
Teknologjia informative dhe biznesi po gërshetohen në mënyrë të pandashme. Nuk mendoj se ndokush mund të flasë në mënyrë kuptimplote për njërën pa folur për tjetrën.
Dora që nuk shkruan është këmbë.
Lufta nuk përcakton se kush ka të drejtë vetëm kush ka mbetur.
Kurrë mos e lëndo mikun tënd, madje as me të qeshur.
Progresi njerëzor nuk është as automatik, as i pashmangshëm… Çdo hap drejt qëllimit të drejtësisë kërkon sakrifice, vuajtje dhe luftë; përpjekjet e palodhura dhe vendosmërinë e pasionuar të individëve të përkushtuar.
Lufta nuk i bën djemtë burra, i bën burrat të vdekur.
Nga puna po nuk rrodhi, domosdo do pikojë. – VLORË
Dashuria e parë ka më shumë nektare.