Thënie nga Benxhamin Frenklin (60 thënie)

Nevoja nuk lejon kurrë pazar të mirë.

Mos fol keq për askënd, por fol sa më mirë që të dish për çdo njeri.

Shumë njerëz mendojnë se janë duke e blerë kënaqësinë, kur ata në të vërtetë janë duke e shitur veten tek ajo.

Të egër i quajmë ata zakonet e të cilëve ndryshojnë nga tonat.

Mosbesimi dhe vëmendja janë prindërit e sigurisë.

Janë tri gjëra tejet të rënda: çeliku, diamanti, dhe njohja e vetes.

Kush është i ditur? Ai që mëson prej gjithkujt. Kush është i fuqishëm. Ai që i qeveris pasionet e tij.

Një qindarkë e kursyer është një qindarkë e fituar.

Nëse të gjitha shtypshkronjat nuk do të shtypnin asgjë pa qenë e sigurtë se nuk përmbajnë fyerje, atëherë asgjë nuk do të botohej.

I gjithë njerëzimi është ndarë në tri klasa: ata që janë të palëvizshëm, ata që janë të lëvizshëm, dhe ata që lëvizin.