Thënie për njeriun] (235 thënie)

Gjëja më e mirë në jetë jemi ne për njëri tjetrin.

Gjumi është i mirë, vdekja më e mirë; por natyrisht që gjëja më e mirë do të ishte të mos jesh lindur kurrë.

Bota është e ndryshme tani. Sepse njeriu mban në duart e tij të vdekshme fuqinë për t’i zhdukur të gjitha format e varfërisë njerëzore dhe të gjtiha format e jetës njerëzore.

Kërkimi i qartësisë bllokon kërkimin e kuptimit. Paqartësia është kushti i vërtetë që e ndalë njeriun të shpalosë fuqitë e tij.

Lumturia supreme e jetës është bindja se të tjerët na duan; ngaqë e meritojmë atë, ose pavarësisht nëse e meritojmë atë.

Asgjë nuk mund të përbëjë padrejtësi sa mëshira.

Kultura e mendjes duhet të jetë në shërbim të zemrës.

Lavdia jonë nuk është kurrë në rënie, por në ngjitje sa herë që biem.

Ai që kënaqet me vetminë është ose një bishë e egër, ose një perëndi.

E keqja shfaqet në këtë botë nëpërmjet ndonjë gjeniu a dikujt tjetër.