Vdekja nuk është natyrale për një shtet si për njeriun, vdekja e të cilit është jo vetëm e nevojshme, por shpesh madje edhe dëshmirueshme.
Është shëndeti pasuri e vërtetë dhe jo copat e arit e të argjendit.
Gjithmonë syno harmoninë e plotë të mendimit, të fjalës dhe bëmës. Gjithmonë syno t’i pastrosh mendimet e tua, dhe gjithçka do të shkojë mirë.
Dashuria është bashkimi me dikë apo me diçka, jashtë vetes, me kusht që të mbahet veçanësia dhe integriteti i secilit.
Të vetmit të pasur të vërtetë janë ata që nuk duan të kenë më shumë.
Ne e kapërdijmë menjëherë çdo gënjeshtër që na pëlqen, por e hurbim pak e nga pak të vërtetën e hidhur.
Mendo si njeri i veprimit, vepro si njeri i mendimit.
Kur isha njëzet vjeçe doja të shkoja në Afrikë, për të shëruar lebrën. Kam shkuar e plakur, por për ta shëruar analfabetizmin, që është shumë më i rëndë se lebra.
Njerëzit kanë zbuluar se mund t’ia hedhin djallit, por ata nuk mund t’ua hedhin fqinjëve të tyre.
Bukuria ka vetëm një tip, shëmtia ka me mijëra.