Thënie për inteligjencën (30 thënie)

Të gjithë janë gjeni. Por nëse e gjykon peshkun sipas mundësisë për tu ngjitur në trung, do të jetojë tërë jetën duke besuar së është budalla.

Unë kurrë nuk dita, por gjithmonë mësova.

Kur ti luan kundër lojtarëve të ndyrë ose tejet të vrazhdë, është e lehtë të shmangesh, sepse ti e di se ç’kanë ata ndërmend të bëjnë. Kur një lojtar është i vrazhdë por inteligjent, është shumë më e vështirë.

Shkenca nuk ka mësuar ende nëse çmenduria është apo nuk është madhështi e inteligjencës.

Dhurata e fantazisë ka pasur më shumë domethënie për mua se sa talenti im për të thithur dituri pozitive.

Koha gjithsesi ka dëshmuar se më kryeneçët janë më inteligjentët.

I zgjuar është dikush që, në një plazh nudistësh, mban mend fytyrat e atyre që pa.

Anonim

thenie nga buda

Të jesh përtac është një rrugë e shkurtër drejt vdekjes dhe të jesh i zellshëm është një rrugë e jetës; budallenjtë janë përtacë, të zgjuarit janë të zellshëm.

Buddha

Çdo njeri inteligjent, qoftë artist ose jo – matematikan, doktor, shkencëtar – zotëron një mënyrë poetike të vrojtimit dhe të përshkrimit të botës.

Nuk duhet të jesh burrë për të luftuar për liri. E gjitha që duhet të bësh është të jesh qenie e mençur njerëzore.