Në kritikë unë do të jem i guximshëm dhe i ashpër, absolutisht si me mik dhe me armikun. Nga ky qëllimi asgjë nuk më zbraps.
Nëse armiku yt ka uri, jepi të hajë.
Ai që bie në dashuri me veten nuk ka rivalë.
Në Rusi të gjithë tiranët besojnë se poetët janë armiqtë e tyre më të rrezikshëm.
Pushteti i koncentruar gjithmonë ka qenë armik i lirisë.
Më e mira është armiku i së mirës.
A i keni nxënë vetëm mësimet e atyre që ju admiruan, dhe që ishin të mirë me ju, dhe ju qëndruan pranë? A nuk i keni nxenë mësimet e mëdha nga ata që u hakërryen kundër jush, dhe u ndeshën ballë për ballë me ju?
Bëju mirë miqve tu, që t’i mbash; bëju mirë armiqve tu, që t’ua fitosh zemrën.
Kur Zotit i pëlqejnë rrugët e një njeriu, ai bën që edhe armiqtë e tij të bëjnë paqe me të.
Është e lehtë të jesh miqësor me miqtë. Por të jesh miqësor me dikë që është armiku yt është thelbi i religjionit të vërtetë. Të tjerat janë biznese.