Thënie për të mirën (53 thënie)

Morali ekziston në të gjitha vendet ku ka ligje dhe qeveri; nuk ka afrikan, aziatik apo evropian: ka të mirë dhe të keq.

Çfarëdo fjalësh të shenjta lexoni, çfarëdo fjalësh të bukura flisni, asnjë të mirë nuk sillni nëse nuk veproni sipas atyre që lexoni dhe flisni.

Buddha

Nga të gjitha marrëzitë nuk ka marrëzi më të madhe se të duash ta bësh botën një vend më të mirë.

E keqja bëhet pa u lodhur, natyrshëm, në mënyrë fatale; mirësia është gjithmonë frut i mirëfilltë arti.

Më e mira është armiku i së mirës.

Nëse një njeri vishet bukur dhe jeton paqësisht; dhe nëse është i mirë, i vetëpërmbajtur, ka besim dhe është i dlirë; dhe nëse nuk i bën keq asnjë gjallese në botë, – ai është njeri i shenjtë.

A i keni nxënë vetëm mësimet e atyre që ju admiruan, dhe që ishin të mirë me ju, dhe ju qëndruan pranë? A nuk i keni nxenë mësimet e mëdha nga ata që u hakërryen kundër jush, dhe u ndeshën ballë për ballë me ju?

Natyra nuk ka parime. Ajo nuk bën ndryshime midis së mirës dhe së keqes.

Despotizmi mund të ekzistojë vetëm në errësirë, dhe ka shumë drita tani në kupën qiellore për të mos lejuar atë politikë që të ekzistojë, ashtu siç ka bërë deri tani, pothuajse kudo.

Njeriu i mirë është miku i të gjitha gjallesave.